November 26, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Dëshmia e një punëtori të UDB: Këta dy shqiptarë dhe dy serbë e organizuan vrasjen e Enver Malokut

Faton Ramadani, vëllai i Arsim e Burim Ramadanit, të cilët janë të dënuar në rastin “Kiçina” dhe të cilët më pas ishin liruar, ka publikuar një dokument / dëshmi ku flitet më në detaje për vrasjen e gazetarit e veprimtarit Enver Maloku. Dokumenti është i përpiluar nga një zyrtar i sigurimit shtetëror serb dhe dokument ky cili gjendet në Hagë dhe për të cilin kishte folur edhe Fatmir Limaj. Fatmir Limaj e kishte hasur këtë dokument gjatë procesit të tij gjyqësor. Dy shqiptarë të sigurimit shtetëror serbë e dy serbë e kishin organizuar këtë vrasje, sipas dokumentit/dëshmisë në fjalë. Faton Ramadani i cili vite me radhë ka kërkuar drejtësi për rastin e vëllezërve të tij ka publikuar këtë dokument të plotë.

“Sigurimi shtetëror e ka vrarë Enver Malokun. Maloku ka qenë i angazhuar në qendrën informative të Kosoves. Ka qenë redaktor i gazetës “Bujku” dhe krahu i djathtë i Rugovës. Këtë vrasje e ka organizuar këshilltari i shefit të sigurimit shtetëror Lutfi Ajazi pseudonimi i të cilit ka qenë Luti (djeksi) e Shefi i repartit të parë Zoran Moravqeviq. Ata e kanë mbajtur në survejim në mënyrë që të gjenin kohën dhe vendin e përshtatshëm për ta vrarë ne fund të 1996 dhe fillim të 1997 para se unë te ikja nga Kosova. Ka qenë e planifikuar të vritet me 1997-98, sepse gazetat e tijë kanë shkruar kundër politikës së Millosheviqit. Ato kanë qenë disa nga gazetat që në menyrën më të ashpër e kanë kritikuar Millosheviqin. Për motive te tila ai duhej të vritej. Personeli i sigurimit shtetëror kishte marrë vendim për një aksion të tillë. Ka qenë e ditur qe ai do të vritej ose te arrestohej. Dikujt sikur që ishte ai nuk duhet të i lejohej të punonte në liri. Personat e lartpermendur haptas kanë kerkuar që Maloku duhet të vritej. Hapur janë shprehur për vrasjen e cdo shqiptari i cili ka qenë kundër sisitemit. Vrasjet e këtilla janë kryer pa deshmitarë, keshtu vepronte sigurimi shtetëror. Njerëzit që nuk i përshtaten eliminohen. Këto aksione ishin të efektshme dhe perfundonin brenda 5 deri 10 minuta. Franjo Maliq, Dragan Babovic dhe M…. Kelmendi (shqiptar, emrin nuk do ta publikojmë) kane qenë pjesëmarrës në pergaditjen e kësaj vrasje. Miratimin për këtë vrasje e ka dhene shefi i sigurimit shtetëror Milan Lakovic“.

“Lutfi Ajazi, kujtoj është i plagosur. Tash del se ka marrë pjesë në atentate, në masakra. Bile tash kam kuptuar se Sabri Hamitin e ka plagos ai, pastaj Enver Malokun, ai ka marrë pjesë në përgatitjen e vrasjes së tij. Janë këto misterioze edhe sot. Ka plotë”, kështu kishte thënë Limaj në Gjykatën e Hagës më 23 maj të vitit 2005″.

Dëshmia e ish pjestarit të UDB-së

Poashtu, në një letër dërguar vajzës së të ndjerit Enver Malokut znj. Doruntina Maloku, Fatmir Limaj i shpjegon se si e kuptoi këtë rast; “gjatë gjykimit tim në Tribunalin e Hagës, nga dokumentet e prokururisë në të cilat kam pasur qasje unë, kam hasur dëshminë e një puntori të sigurimit shtetror Serb (UDB), dhe ai aty në atë dëshmi përpos të tjerave e ka përmendur edhe rastin e prindit tuaj dhe të z.Hamiti.

Unë e kam përdorur atë deklaratë të tij gjatë marrjës sime në pyetje nga ana e prokurorisë së Tribunalit të Hagës me qëllim që sado pak të ndihmoj në zbardhjen e këtyre rasteve, dhe poashtu me qëllimin dhe me shpresën që edhe juve si familje mund të ju ndihmoj për zbardhjen e së vërtetës ajo deklaratë e ati njeriu që siq e thash më lartë ka punuar në sigurimin shtetëror Serb (UDB).

Përpos asaj që e kam thënë në atë dëshmi time ( e cila është publike qe 11vite) unë nuk di asgjë tjetër, nuk kam asnjë njohuri tjetër përveq asaj që e kam gjetur në dosjet e prokurorise së Tribunalit të Hagës, e që unë me vetë iniciativë e kam komentuar në gjykatë, siq e thash më lartë për të ndhihmuar sadopak të ndriqohen këto raste“

Lutfi Ajazi përmendet edhe si inspektor i UDB-së në një tekst nga Abudallah Prapashtica. Njësoj edhe shqiptari tjetër M…. Kelmendi.

Related posts

Gruaja dhe zhytësit që notojnë me peshkaqenin më të madh të botës (fotot)

dardanianews

Hoxha Osman Musliu lë prapa plot ish-deputetë të VV’së, kaq vota ka marrë deri tash

dardanianews

Sali Berisha: Rama mohon gjenocidin serb në Kosovë

dardanianews