December 25, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Lufta për toka të huaja: Pas Rusisë, “çohet peshë” edhe Turqia

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu në një nga intervistat e fundit. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se deklaratat e Cavusoglut lidhur me sovranitetin mbi disa ishuj të Greqisë janë kundërproduktive.

“Sovraniteti i Greqisë mbi këta ishuj është i padiskutueshëm. Turqia duhet ta respektojë, të përmbahet nga provokimet”, ka shkruar Stano në Twitter, duke publikuar një deklaratë zyrtare të BE-së për këtë çështje.

Komentet e Ministrit të Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu në një intervistë të fundit, duke kundërshtuar sovranitetin e Greqisë mbi disa nga ishujt e saj, janë kundërproduktive dhe kundërshtojnë përpjekjet për de-përshkallëzim në Mesdheun Lindor të kërkuara në Konkluzionet e Këshillit Evropian nga 23 marsi dhe 24-25 qershori 2021”, thuhet në reagimin e BE-së.

Mevlut Cavusoglu, ministër i Punëve të Jashtme i Turqisë

Bashkimi Evropian thotë se sovraniteti i Greqisë mbi këta ishuj është i padiskutueshëm.

Turqia duhet ta respektojë atë, të përmbahet nga deklaratat dhe veprimet provokuese në këtë drejtim, të angazhohet pa mëdyshje për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe të punojë për ta zgjidhur çdo mosmarrëveshje në mënyrë paqësore. Marrëveshjet ndërkombëtare duhet të respektohen”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Ky ritensionim i situatës mes Greqisë dhe Turqisë nga kjo e fundit vjen në një kohë kur shtetet e Bashkuara dhe fuqitë evropiane po përpiqen ta parandalojnë nisje.

Related posts

Richard Grenell: Pse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk i kanë dënuar sulmet me raketa të Hamasit

dardanianews

FOTO/ Mendohej i zhdukur, shfaqet pas 136 mijë vjetësh zogu i rrallë

dardanianews

Ambasadori i Rusisë kërcënon hapur: Ku e dini ju që ne nuk kemi plane kundër Kroacisë?

dardanianews