5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Qetësohen” tregjet: Bie çmimi i naftës pas lajmit për tërheqje të trupave ruse nga kufiri me Ukrainën

Çmimet e naftës dolën nga nivelet më të larta të shtatë viteve dhe ranë gati 2.5% këtë mëngjes pasi Rusia tha se disa nga trupat e saj në kufirin me Ukrainën do të ktheheshin në bazë.

BBC raporton se në WTI amerikane rënia ka qenë 2.7 përqind, apo 92.88 dollarë për gallon, pas shenjave se tensionet gjeopolitike por ulen.

Lajmet të mira në këtë drejtim kishte edhe nga burs e Londrës.

Gjatë ditës BBC raportoi se Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se do të tërheqë një pjesë të trupave nga kufiri me Ukrainën.

Vendimi ka ardhur sipas autoriteteve ruse pasi forcat e ushtrisë kanë përmbushur stërvitjet që vijonin prej disa javësh.

Rusia kishte pozicionuar rreth 130,000 trupa pranë kufirit të Ukrainës, duke përfshirë rreth 30,000 trupa që merrnin pjesë në stërvitjet ushtarake në Bjellorusi. /Reporteri.net

Related posts

Milaim Zeka thotë se 26-vjeçari i vdekur dje, u dërgua për hakmarrje politike në karantinë, përmendet emri i Lutfi Hazirit!

dardanianews

Kryeministri i ri, i ‘zhytur’ në borxhe

dardanianews

“Ky port do ta ndryshojnë lojën në Ballkan” – kështu pritet të jetë projekti i Porto-Romano në Durrës dhe atij të Thatë në Prishtinë

dardanianews