November 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Putini zbrapset prapë, “për momentin nuk planifikon të dërgojë trupa” në Ukrainën lindore

Rusia “për momentin” nuk po planifikon të dërgojë trupa në Ukrainën lindore, por do ta bëjë këtë në rast të një “kërcënimi”, sipas një zyrtari të ministrisë së jashtme të Kremlinit.

Këtë deklaratë ai e dha pasi parlamenti i Moskës ratifikoi marrëveshjet e bashkëpunimit me republikat separatiste të vetëshpallura të pavarura nga Ukraina, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Zëvendësministri i Jashtëm Andrei Rudenko i tha agjencisë së lajmeve AFP se traktatet përfshijnë sigurimin e “ndihmës ushtarake” por shtoi se siç i quajti ai “spekulimet” mbi dislokimet e trupave ruse duhet të shmangen.

Për momentin, askush nuk ka në plan të dërgojë asgjë askund. Nëse ka një kërcënim, atëherë ne do të ofrojmë ndihmë në përputhje me traktatet e ratifikuara”, citon BBC të ketë deklaruar zyrtari i MPJ-së ruse.

Ndryshe, të hënë, pasi Vladimir Putin deklaroi njohjen e dy republikave të vetëshpallura të pavarura, nga rebelët rus, në Ukrainën lindore në mediat botërore janë publikuar pamje të konvojeve të ushtrisë ruse nisur drejt kufirit me Ukrainën.

Për veprimet e Putinit, Britania e Madhe dhe Gjermania tashmë kanë nisur të vënë sanksionet e para ndaj Kremlinit, derisa një veprim të tillë pritet që sot gjatë ditës ta ekzekutojnë edhe SHBA-ja dhe vendet tjera të BE-së e Australia, shkruan Reporteri.net.

Related posts

“Persona me maska e të armatosur në Manastirin e Banjskës” Dioqeza e Rashkës jep një version të saj

dardanianews

Burri i Vjosa Osmanit: Gruaja ime fitoi vota sa 32 deputetë së bashku në Kuvendin e Kosovës

dardanianews

I vihet zjarri qëllimisht shkollës shqipe në Dacaj të Rozhajës

dardanianews