13.9 C
New York
October 8, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

“Persona me maska e të armatosur në Manastirin e Banjskës” Dioqeza e Rashkës jep një version të saj

Dioqeza Rashkë-Prizren ka lëshuar një reagim lidhur me vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës dhe plagosjen e dy të tjerëve. Ata kanë kanë shprehur ngushëllime për familjen e policit dhe kanë thënë se duhet bërë gjithçka për ta ruajtur qetësinë.

”Dioqeza e Rashko-Prizrenit dënon ashpër sulmin e fundit të ndodhur mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës, afër fshatit Banjskë, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe dy të tjerë u plagosën. Është një incident i rëndë që mund të ketë pasoja të mëdha dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të bëhet gjithçka për të ruajtur qetësinë dhe rendin. Dioqeza i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve të policit të ndjerë dhe sinqerisht shpreson që dy të plagosurit të shërohen sa më shpejt’, thuhet në reagim.

Në faqen e tyre zyrtare, kanë thënë se në manastirin e Basnjkës në Zveçan janë futur automjetet e blinduara dhe “persona me maska” të cilët janë duke lëvizur në oborrin e manastirit.

Sipas tyre janë duke u dëgjuar edhe të shtëna.

Sipas Dioqezës, në Manastir ndodhen një grup besimtarësh nga Novi Sadi, një prift, abati Danilo dhe pjesëtarë të tjerë të manastirit. Në njoftim thuhet për sigurinë e tyre, besimtarët janë mbyllur në konvikt./Express/

Related posts

Flamuri i Kosovës vendoset në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut

dardanianews

Lidhje me EULEX, UNMIK, dyshime për shantazhe, ndërhyrje në drejtësi kundër pjesëtarëve të UÇK-së: Historia e serbes që u arrestua në Kroaci për spiunazh

dardanianews

Kosova hedh hapin e madh drejt NATO-s: Lëvizja “e zgjuar” e Prishtinës

dardanianews