November 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga BotaLajmi i fundit

Pamje: Mjetet ruse shihen afër Kievit, Ukraina thotë se ato kanë hyrë në një distrikt

Në disa video të publikuara në rrjete sociale shihen mjete të rënda ushtarake ruse duke lëvizur në Obolon, zonë në veri të Kievit, kryeqytet i Ukrainës.

Duket se videot janë incizuar nga banorët e asaj zone nga banesat e tyre. Televizioni BBC ka vërtetuar se pamja në video është Oboloni, përcjell Gazeta Express.

Praninë e forcave ruse në distriktin e Kievit e ka konfirmuar edhe Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, duke u bërë thirrje qytetarëve që të rezistojnë përmes koktejve të molotovit.

Korrespondentët e BBC-së në Kiev më herët raportuan se kanë dëgjuar të shtëna dhe se tani po dëgjojnë shpërthime më të fuqishme.

Reporteri i luftës, Nolan Peterson, shkroi në Twitter se ka të shtëna në pjesën qendrore të Kievit dhe se momentet janë shumë të tensionuara, pasi rusët ndodhen në qytet.

Related posts

TRUMP PARALAJMËRON VUÇIÇIN: ÇDO VEPRIM USHTARAK NDAJ KOSOVËS DO TË PËRBALLET ME REAGIM TË FORTË, PËRMENDET EDHE NDËRHYRJA E VITIT 1999

dardanianews

Si e xhelozoj burri i Oltës puthjen e saj me Luizin? / Përgjigjet Olta Gixhari!

dardanianews

Gjatë xhirimit, shembet asfalti në Kamenicë, pamje si në filma

dardanianews