15.8 C
New York
May 19, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Nova.rs: Vuçiq ka refuzuar propozimin e BE-së për ta dënuar agresionin e Putinit

Qeveria e Serbisë në takimin e djeshëm që kanë mbajtur me presidentin serb, Aleksander Vucic, kanë vendosur që të mos pranojnë propozimin e BE-së që Serbia të dënojë kërcënimin e integritetit territorial të Ukrainës dhe që të apelojë për respektim të Ligjit Ndërkombëtar, shkruan Nova.rs, trasnmeton Gazeta Express.

Siç shkruan Nova.rs, Serbia nuk e ka pranuar propozimin e BE-së për të dënuar të gjithë ata që rrezikojnë integritetin territorial të Ukrainës dhe kësisoj nuk do ta dënojë invazionin e Rusisë në Ukrainë.

Nova tutje shkruan se në këtë takim s’ka pasur fare biseda për sanksione kundër Rusisë.

Ndërkohë dy ministra kanë absetnuar dhe s’kanë përkrahur vendimin e shumicës për të refuzuar propozimet e BE-së.

Vuçiq pritet të dalë me qëndrim sot, pas një takimi që do ta ketë me Këshillin e Sigurisë kombëtare.

Related posts

S’ka marrëveshje, takimi i radhës në Shkup, më 18 mars

dardanianews

Letra e Fan Nolit për Enver Hoxhën

dardanianews

Pak orë para spektaklit, Arbana Osmani jep lajmin e hidhur me zemrën e thyer

dardanianews