21.5 C
New York
June 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Ushtria ukrainase rikthen kontrollin e plotë mbi qytetin e dytë më të madh në Ukrainë – Kharkiv

Ushtria ukrainase ka arritur të zmbraps forcat ruse dhe ta rimarrin kontrollin mbi Kharkivin, qytetin e dytë më të madh në Ukrainë.

Guvernatori i këtij qyteti ukrainas, Oleh Synyehubov, ka thënë se ushtarët ukrainasë “po pastrojnë” pjesën lindore të qytetit, transmeton Telegrafi.

Madje pranoi se ushtarët rusë janë dorëzuar në grupe prej pesë personash – duke hedhur pajisjet dhe armët në mes të rrugës.

“Ne kontrollojmë plotësisht Kharkivin. Një pastrim i plotë të armikut po ndodh. Ata janë të demoralizuar”, shtoi Synyheubov.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, forcat të shumta të ushtrisë ruse kishin tentuar të futen në këtë qytet, por pas intervenimit të ushtarëve ukrainas – kontrolli mbi këtë qytet tani është plotësisht në duart e autoriteteve lokale. /Telegrafi/

Related posts

Avioni ushtarak amerikan rrëzohet në veri të Norvegjisë

dardanianews

Skandal! Dalin fotografitë intime të zyrtares serbe, ia kishte dërguar nga zyra një ministri

dardanianews

E rëndë/ 35-vjeçarja hidhet nga kati i pestë, merr dhe fëmijën me vete

dardanianews