0.5 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Parlamenti i Ukrainës i reagon një lajmi se “Zelensky ka lëshuar Ukrainën”

Në faqen zyrtare të Parlamentit të Ukrainës thuhet se është shpërndarë një lajm i rremë nga rusët, se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka lëshuar Ukrainën.

“Rajoni i Khersonit! Okupuesit kanë lëshuar një rrenë tjetër se Presidenti Volodymyr Zelensky është larguar nga Ukraina. KJO NUK ËSHTË E VËRTETË!. Presidenti është në Kyiv. Është me popullin e tij”, thuhet në reagimin e lëshuar nga Parlamenti ukrainas, transmeton Gazeta Express.

Në njoftim kërkohet që të shpërndahet sa më shumë që është e mundur informata te banorët e rajonit të Khersonit, i cili ka rënë në duar të rusëve dhe thuhet se banorëve të atij rajoni u është thënë se Zelensky e ka lënë vendin.

Ushtria ruse po vazhdon të kontrollojë ndërtesat e qeverisjes lokale dhe rajonale në portin e Khersonit, kanë thënë autoritetet ukrainase, të cilat i ka cituar the Guardian.

Forcat ruse duket se po tentojnë t’i shkëpusin lidhjet e Ukrainën nga deti nëpërmjet porteve të saj kryesore jugore, duke zaptuar Khersonin. /Express/

Related posts

Ekskluzive: Dyshohet për të plagosur në Manastir, raportohet se brenda tij janë rreth 30 persona

dardanianews

“Do e var veten në hekurat e Kullës së Eiffelit”, ligjëruesi i Parisit u reagon ashpër Grenellit dhe Buzhalës

dardanianews

Mediumi serb citon një dokument në SHBA: Tri zgjidhje të mundshme për Kosovën

dardanianews