0.5 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Rusia e konfirmon takimin e nivelit të lartë me Ukrainën, do të mbahet në Antalya të Turqisë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologu i tij ukrainas, Dmytro Kuleba, do të takohen në Turqi, ka konfirmuar Ministria e Jashtme e Rusisë.

Ky do të jetë takimi i parë mes tyre, prej kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Lavrov do të marrë pjesë në një forum diplomatik ndërkombëtar në Antalia dhe “kontakti” i tij me Kuleban planifikohet të ndodhë atje, ka raportuar agjencia e lajmeve RIA Novosti, duke cituar zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Takimi ishte propozuar nga ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, sipas të cilit takimi do të mbahej në format trelateral, me të, Kuleban dhe Lavrovin në një tavolinë.

Deri më tani është raportuar se takimi do të ndodhë më 10 mars, derisa forumi diplomatik do të nisë më 11 mars.

Bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës kanë qenë sfiduese deri më tani, pasi ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

Delegacionet e të dyja palëve kanë zhvilluar tri runde të negociatave në Bjellorusi.

Related posts

Presidenti kroat në samitin në Bruksel propozon që Kosova të anëtarësohet në NATO

dardanianews

Lajmërohet Finsik Ismaili, i ka dy fjalë me ish-shefin e tij Albin Kurtin

dardanianews

Ukraina e gatshme ta shkatërrojë urën më të madhe në Evropë

dardanianews