3.5 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Vuçiq e merr në mbrojtje kriminelin e luftës Sllobodan Millosheviq, ia arsyeton krimet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka arsyetuar krimet dhe gjenocidin e ish-shefit të tij, Sllobodan Millosheviq. Dhe për ironi këtë e bëri duke iu sugjeruar presidentit rus dhe atij ukrainas t’i shpëtojnë vendet e tyre nga lufta meqë për të paqja është e rëndësishme.

Për më tepër, Vuçiq ia qau hallin Millosheviqit se në vitin 1999 po përjetonte presion të madh.

Gjithnjë fajtorin e gjejmë te dikush tjetër dhe për një konflikt lufte, çfarëdo që të ndodhë, duhen gjithmonë dy [palë]. Më thuaj, Millosheviqi nuk është fajtor për Rambujenë. Ndoshta jo, presioni ishte i tmerrshëm. Por ai duhej të llogariste pasojat. Të njëjtën gjë do t’i thosha sot Putinit dhe Zelenskyt. Le të jenë humbës dhe të humbasin zgjedhjet, por le ta shpëtojnë vendin”, tha Vuçiq në TV Prva.

Vuçiq tha se edhe ai tani është nën presion për ta humbur “aleatin e vetëm të Serbisë në 15 vjetët e fundit”.

Njerëzit duhet të dinë gjithçka, kjo është më e rëndësishme sesa të jesh ideologjikisht në njërën anë ose në tjetrën. Le të kujdesemi për veten njëherë. Nuk mund të them se në 10, 15 vitet e fundit, rusët kanë qenë kundër nesh. Tani po na kërkoni të humbasim aleatin e vetëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Kina është atje, por ka qenë gjithmonë e përmbajtur. Unë ju pyes tani, çfarë vendimi duhet të marrë Serbia?”, ka thënë presidenti serb./Express/

Related posts

Berisha: Rama dhe Thaçi janë argatë të Serbisë, kryen tradhti kombëtare

dardanianews

Sondazh: Cili është lideri i përjetshëm shqiptar?

dardanianews

Bekim Jashari e tronditë PDK-në! Fundin e PDK-së e ka në dorë vendi i legjendave!

dardanianews