15.7 C
New York
June 24, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Detaje nga vrasja misterioze/ Deklarata e komandant ‘Drinit’ për UÇK-në, pamje të rralla

Sot u bënë 21 vjet që nga vrasja e ish-komandanti i UÇK-së, Ekrem Rexha -‘Drini’.

“Drini” ishte një prej eprorëve më të mirë të UÇK-së.

Ai u vra para shtëpisë së tij, në Prizren, vrasje kjo e cila mbeti akoma mister.

Zbardhja e kësaj vrasje është kërkuar mjaft shpesh e shumë, por që, institucionet e drejtësisë si vendore ashtu edhe ndërkombëtare dështuan.

Pas çlirimit të Kosovës, Prizreni ishte qyteti i parë që UÇK-ja e kishte marrë nën kontroll më 15 qershor të vitit 1999.

Kur UÇK-ja e kishte konsoliduar kontrollin në Prizren dhe aty ishte komandanti Ekrem Rexha.

Ai në një kronikë të Associeted Press-it (AP) flet për atë se si Prizreni duhet të shërbejë si shembull për qytetet tjera, duke shtuar se trupat e tij do të presin urdhra nga NATO-ja, transmeton gazeta “Bota sot”.

Pas çlirimit të Kosovës, Prizreni ishte qyteti i parë që UÇK-ja e kishte marrë nën kontroll më 15 qershor të vitit 1999.

Kur UÇK-ja e kishte konsoliduar kontrollin në Prizren dhe aty ishte komandanti Ekrem Rexha.

Ai në një kronikë të Associeted Press-it (AP) flet për atë se si Prizreni duhet të shërbejë si shembull për qytetet tjera, duke shtuar se trupat e tij do të presin urdhra nga NATO-ja, transmeton gazeta “Bota sot”.

Tutje ai flet se si UÇK-ja asnjëherë nuk ka lënduar civil dhe këtë nuk do ta bëjë as në liri.

“Ne asnjëherë nuk kemi lënduar civil, ne asnjëherë nuk kemi lënduar fëmijë, gra dhe pleq. Secili që ka qenë i involvuar në krime do të jetë përgjegjës për atë që ka bërë. Të tjerët, janë të lirë të qëndrojnë, ne nuk do të bëjmë presion të asnjëri”, ka thënë komandant ‘Drini’.

Komandant ‘Drini’ u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë. Në momentin kritik ai kishte dalë të ndezte veturën për të shkuar në punë, ndërsa ishte qëlluar me armë automatike, derisa po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit që ishte shpuar qëllimisht.

Për vrasjen e komandantit Drinit ka pasur një proces gjyqësor, por e vërteta asnjëherë deri me tash nuk ka dalë në shesh.

Për aftësitë e tij ushtarake për të janë thurur gjithfarë legjendash. Përmendet shpesh sidomos “kërcënimi” që si komandant i Zonës Operative të Pashtrikut ua kishte bërë oficerëve të KFOR-it gjermanë në momentin e hyrjes së UÇK-së në Prizren se do të shkrinte deri në një 10 mijë ushtarët sa kishte thënë që i ka në rast se serbët që kishin bërë krime ndaj popullatës civile do të provonin të qëndrojnë këtu.

 

Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit, ish-pjesëtarë të UÇK-së, por edhe ish-shokë të “Drinit”, janë liruar. Procesi për të zbardhur vrasjen më vonë u zhvendos në Prishtinë, ku në një proces tjetër me drejtësinë u përball ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, gjeneral Sali Veseli, që ishte akuzuar për bashkëpunim në vrasje.

Shkalla e dytë e Gjykatës e pat prishur aktgjykimin e Gjykatës në Prizren, ndërsa siç është thënë në mungesë provash liroi të akuzuarit.

Në Gjykatën dhe Prokurorinë Themelore të Prizrenit thonë se nuk ka asgjë të re rreth këtij rasti. Sipas ish-kryeprokurorit, Sylë Hoxha, lënda tashmë mund të jetë dorëzuar nga ndërkombëtarët (të cilët kanë qenë kompetentë për këtë rast) në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

https://youtu.be/V3o4eAwaPwM

Related posts

Haki Abazi e padit Berat Buzhalën, kjo është arsyeja

dardanianews

Milaim Zeka: Albin Kurti është takuar me Gjykatën Speciale në Prishtinë!

dardanianews

Kjo është ministrja e parë në Qeverinë e ardhshme të Kurtit?

dardanianews