12.1 C
New York
May 31, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Presidenti kroat në samitin në Bruksel propozon që Kosova të anëtarësohet në NATO

Presidenti Kroacisë, Zoran Milanoviq ka marrë pjesë sot në samitin e NATO-s të mbajtur në Bruksel.

Gjatë fjalës së tij, presidenti kroat ka propozuar që Kosova të integrohet në Aleancën Veriatlantike, duke shtuar se kështu mund të bëhet shtet i plotë.

“Katër vendet anëtare të NATO-s ende nuk e kanë njohur Kosovën. Unë propozova që Kosova të integrohet dhe më në fund të bëhet një shtet i plotë”, tha Milanoviq, raporton “Index.hr”.

Fotografi e pjesëmarrësve në samitin e sotëm të NATO-s në Bruksel

Milanoviq ka thënë se në samit është përmendur rajoni dhe rreziqet e mundshme nga destabilizimi si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë. Por, ai ka shtuar se nuk është përmendur në këtë mes edhe Serbia e Kosova.

“Regjioni është përmendur, Bosnja-Hercegovina si shtet që pretendohet se është i rrezikuar, Moldavia, Gjeorgjia, por Serbia e Kosova nuk u përmendën”, tha Milanoviq.

Kujtojmë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditë më parë i është drejtuar me një letër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku i ka kërkuar ndihmën e SHBA-së për t’u anëtarësuar në NATO.

Edhe Qeveria e Kosovës ditë më parë ka themeluar Grupin punues ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike, NATO. /Telegrafi/

Related posts

Babai i Agon Musliut: E keqja filloi në aeroportin e Prishtinës, shteti ma mori nga dora djalin e vetëm

dardanianews

Vuloset’ ndarja e Adelinës me burrin, tashmë ajo është martuar me dikë tjetër dhe ju e njihni atë

dardanianews

Do befasoheni, ja në cilin televizion do të transmetohet nga 2 shtatori emsioni shumë i ndjekur “DPT te Findani”

dardanianews