23.5 C
New York
August 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Zbulohet takimi sekret, gjenerali rus e pranon para amerikanëve: Situata në Ukrainë është tragjike

Situata në Ukrainë është “tragjike dhe unë jam shumë i dëshpëruar për këtë”. Kështu u ka thënë gjenerali rus Yevgen Ilyin dy zyrtarëve të mbrojtjes amerikane gjatë një takimi javën e kaluar në ministrinë ruse të mbrojtjes në Moskë.

Ky takim kokë më kokë midis midis zyrtarëve ushtarakë rusë dhe amerikanë javën e kaluar çoi në një “shpërthim” emocionesh të gjeneralit stoik rus.

CNN raporton, se gjenerali e ka ‘thyer zakonin’ dhe në vend që t’i referohej fjalimit të tij me shkrim, ai foli për situatën e vështirë.

Ndërsa takimi po përfundonte, një atashe i mbrojtjes i SHBA-së “kërkoi rastësisht” për rrënjët e familjes së Ilyin në Ukrainë dhe në këtë moment gjenerali u skuq dhe u shqetësua.

Amerikanët raportuan se Ilyin u përgjigj “po” dhe tha se ai kishte lindur në Dnipropetrovsk përpara se të shkonte me familjen e tij në Donetsk, ku shkoi në shkollë.

Por zyrtarët amerikanë raportuan se Ilyin më pas shtoi se situata aktuale në Ukrainë është “tragjike dhe unë jam shumë i dëshpëruar për këtë”, dhe më pas ai u largua pa u shtrënguar duart, sipas burimit.

Është e paqartë pse u mbajt takimi apo rrethanat pas tij. CNN nuk e di nëse ka dokumentacion shtesë që përshkruan takimin.

Takimi, i mbajtur në ministrinë ruse të mbrojtjes në Moskë, është një rast i rrallë i zyrtarëve që ulen personalisht që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

/GazetaSinjali/

Related posts

Anonymous’ nuk ndalet, grupi i hakerëve publikon dokumente sekrete të qeverisë së Serbisë

dardanianews

Enver Hoxha ka punuar më shumë se të gjithë për këtë ditë”, Rama: Në Shqipëri s’ka forcë anti-amerikane

dardanianews

Drejtimi i ‘Përputhen’, luftë e hapur mes Kiarës dhe Efit

dardanianews