22.3 C
New York
October 3, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Josep Borrell tregon datën kur zgjidhet çështja e luftës në Ukrainë

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, të enjten në takimin e liderëve evropianë deklaroi se brenda 15 ditëve do të zgjidhet çështja e luftës në Ukrainë, si dhe do të vazhdojnë t’i ofrojnë ndihmë Ukrainës ndaj Rusisë.

Sipas tij, rezistenca ukrainase është shumë e rëndësishme dhe do të mbesë në histori.

Borrell, tha se forcat ruse në fillim tentuan një pushtim të shpejtë të Ukrainës, ndërsa tani po masakrojnë njerëz.

“Nga pikëpamja ushtarake, është një dështim i madh i Rusisë. Një muaj luftime dhe nuk kanë mundur të lëvizin më shumë se 200 kilometra nga bazat e tyre logjistike. Kjo është paaftësi e Putinit për të fituar terren në Ukrainë dhe për t’i kontrolluar qytetet e mëdha. Meqenëse nuk po mund t’i pushtojnë qytetet, po i bombardojnë ato duke vrarë të pafajshëm dhe duke shkatërruar gjithçka”, tha Borrell.

 

Related posts

Vetëm 9 raste të reja me koronavirus në Kosovë — u testuan 225 mostra

dardanianews

Kosovarja që luan rolin e “mësitit”, ka bashkuar 40 çifte deri tash

dardanianews

Arian Çani: Ballkani ka qenë i gjithi Grek – Rovena Stefa: Bojkotojeni këtë Antishqiptar

dardanianews