34 C
New York
June 11, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Presidentja e KE-së i shkruan letër Osmanit, i jep një lajm të mirë për liberalizim të vizave

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë një letër nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, me të cilën ajo e ka uruar për detyrën dhe ka theksuar se është shumë inkurajuese kur një grua shërben në pozitën e presidentes.

Zonja Von Der Leyen, në letër, më tej ka shkruar se perspektiva kredibile e BE-së për Ballkanin Perëndimor mbetet prioritet i Komisionit Evropian.

Duke potencuar edhe pritshmëritë për një bashkëpunim në thellimin e marrëdhënieve me BE-në. Ajo po ashtu theksoi rëndësinë e reformave dhe procesit të dialogut.

Tutje, znj. Von Der Leyen, e ka potencuar rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke e konfirmuar angazhimin e Komisionit Evropian për avokim në drejtim të marrjes së një vendimi pozitiv nga ana e BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Related posts

E rëndë: Shemben skelet në Lozanë të Zvicrës, dyshohet se mes të lënduarve ka edhe shqiptarë

dardanianews

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

dardanianews

Ndalohet të hyjë në Kosovë Daria Aslamova

dardanianews