27.5 C
New York
June 19, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

“Mos dilni nga vendstrehimet”, jepet alarmi në Rubizhne të Ukrainës: Rusia sulmon me acid nitrik

Një sulm rus ka goditur një rezervuar me acid nitrik në qytetin lindor të Ukrainës, Rubizhne, duke shkaktuar një re tymi toksik e cila mbuloi të gjithë zonën.

Lajmi u konfirmua nga zyrtarë ukrainas, ndërsa në faqen e twitter të parlamentit ukrainas u shkrua: Në Rubizhne, rajoni i Luhansk, trupat ruse goditën një tank me acid nitrik! Acidi nitrik është shumë i rrezikshëm nëse thithet, gëlltitet ose është në kontakt me lëkurën. Pasojat e këtij sulmi janë të ngjashme me përdorimin e armëve kimike apo biologjike!

Zyrtarët në Ukrainë apeluan banorët të mos dalin nga vendstrehimet dhe të mbyllin dritaret dhe për t’u mbrojtur nga avujt dhe mjegulla e acidit nitrik, përdoren maska me gaz.

“Kur aplikohet lokalisht në sy, acidi nitrik shkakton dëme të rënda, në nekrozë të kornesë dhe konjuktivës, duke çuar në humbjen e shikimit,” tha një zyrtar.

“Ndihma e parë: nëse acidi nitrik ju futet në sy, shpëlajini me ujë të rrjedhshëm për 10-30 minuta. Në rast kontakti me lëkurën, lani sipërfaqen e prekur me ujë, duke shtuar sodë buke dhe sapun. Nëse gëlltitet acidi nitrik, pini shumë ujë. “Ndiq drejtimin e erës! Mezi presim të bjerë shi, do të ndihmojë! Mbani kontakte! Ndiqni sinjalizimet e informacionit!” shtoi ai.

Top Channel

Related posts

Sulmohet në Serbi autobusi me mërigimtarë nga Kosova

dardanianews

Ndalohet të hyjë në Kosovë Daria Aslamova

dardanianews

Simptoma e re e çuditshme që po ndiejnë personat e prekur nga coronavirusi, këto janë rrëfimet e tyre

dardanianews