17.1 C
New York
March 31, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Alarmohen serbët: Britania dërgoi raketa në Kosovë, Vuçiq do t’i reagojë Boris Johnsonit

Gjatë ditës se premte, misioni i KFOR-it në Kosovë njoftoi që në Aeroportin e Prishtinës zbarkoi një aeroplan i Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, për të kryer një operacion ndihmës për forcat tokësore britanike që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Avioni ishte i llojit “A400M Atlas”.

“Avioni A400M është një mjet strategjik shumë funksional, i aftë për të transportuar ngarkesa të rënda në distanca të konsiderueshme, në lartësi të ndryshme me aftësinë për të ulur në pista shumë të shkurtra. Forcat ajrore në Gjermani, Francë, Spanjë, Turqi dhe Belgjikë gjithashtu operojnë me A400M, duke formuar kështu bazën kryesore të transportit ajror të NATO-s”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në llogarinë e tyre zyrtare në ‘Facebook’.

Megjithatë, sipas mediave serbe, përmes këtij fluturimi është realizuar dërgesa e raketave “Jevelin” dhe “NLAW” në Kosovë, të cilat po përdoren edhe nga forcat ukrainase për luftë kundër trupave ruse.

Për këtë gjë, sipas Novosti-t të Beogradit, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të kërkojë shpjegim zyrtar nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson në 48 orët e ardhshme.

Në një shkrim tendencioz, Novosti ka shkruar se në mes të një lufte në Ukrainë dhe tensioneve politike në rajon, “Britania e Madhe ka vendosur t’i hedh zjarrit benzinë”.

Sipas informacioneve të këtij mediumi, ka po ashtu një dakordancë, që Britania e Madhe t’i trajnojë falas pjesëtarët e FSK-së për përdorimin këtij armatimi dhe mjeteve ushtarake.

 

Related posts

Ky test i gjakut mund të identifikojë mbi 50 lloje të kancerit

dardanianews

Luizi tregon arsyen pse mungoi nëna e tij në dasmë

dardanianews

Lajmi i fundit: Marrëveshja e dakorduar – të mos flasë askush për media

dardanianews