5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Befason Rusia, mbështet rezolutën në Këshillin e Sigurimit për luftën në Ukrainë

Dy muaj pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, Këshilli i Sigurimit për herë të parë ka rënë dakord për një deklaratë në lidhje me luftën në Ukrainë e çudia është se edhe Moska vetë e dha dritën jeshile të saj.

Organi më i lartë i I Kombeve të Bashkuara deklaroi njëzëri, duke përfshirë këtu dhe e miratimin e vendit sulmues, se ekziston një “shqetësim i thellë” për konfliktin në Ukrainë.

Në të njëjtën kohë Këshilli i Sigurimit vlerësoi përpjekjet për ndërmjetësim të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Edhe pse shihet si një deklaratë e dobët, ajo sërish përbën një rreze shprese se diplomacia në OKB po vihet në lëvizje.

“Pas takimit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, me presidentin rus, Vladimir Putin ky është një sinjal, se Rusia dhe perëndimi janë të gatshëm t’i japin Guterres një shans për diplomacinë e ecejakeve”, tha eksperti i OKB-së” Richard Goëan nga thinktanku Crisis Group per DW.

Pas agresionit në Ukrainë, Rusia i kishte penguar të gjitha nismat e Këshillit të Sigurimit në lidhje me luftën me veton e saj.

Diplomatët perëndimorë flasin për ndarje të thella në komunikimin e përditshëm me përfaqësuesit e Moskës. Në Këshillin e Sigurimit bëjnë pjesë 5 anëtarë të përhershëm dhe fuqi me veto, SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe, si edhe 10 vende me vend jo të përhershëm.

Top Channel

Related posts

Dëshmi: Çfarë shkruante mediumi serb për sulmet e Sali Çekut në vitin 1996

dardanianews

Marko Djuric sulmon Gazetën Express: Po bën përpjekje që ta dëmtojë luftën tonë të përbashkët

dardanianews

Kjo është gruaja që mund t’i jep fund karrierës politike të Vuçiqit – ajo di shumëçka rreth presidentit serb

dardanianews