Reshjet e shiut do të rifillojnë prapë sot, herë pas here në Kosovë dhe rajon, ndërsa temperaturat ende janë relativisht të larta.Në Mesdhe kemi riorganizim të ciklonit, i cill po fuqizohet në Mesdheun Qendror e në Detin Jon.
Cikloni do të fuqizohet shumë në Detin Jon dhe në brigjet e Greqisë.Erërat jugore do të vazhdojnë të fryjnë ne Kosovë edhe pak, e në mbrëmje do të ndryshojnë drejtim e do të fillojnë të fryjnë te ftohta nga veriu.
Reshjet e shiut do të rifillojnë prapë dhe shumë shpejt do të fillojnë të shndërrohen në shqotë bore, normalisht së pari në viset kodrinoro-malore gjatë paradites së të shtunës edhe në disa vise të ulëta të Kosověs, e deri në mbrëmje në të gjitha viset, duke përfshirë edhe zonat më të ulëta të vendit, ku deri në mëngjesin e së dielës do të ketë borë,.Në gati të gjitha viset priten shtresa bore, normalisht më të mëdha në ato kodrinoro- malore, por ka shpresë se shtresa bore do te ketë edhe në rrafshin e Dukagjinit.Borë edhe në Maqedoninë VerioreSipas parashikimeve më të fundit, reshjet e borës do të pěrfshijnë edhe pjesën më te madhe të Maqedonisë, duke përfshirë edhe ultësirat e vendit dhe kjo pritet të ndodhë më së shumti mëngjesin e së dielës.

