8.6 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Eksperti paralajmëron zhvillime dramatike: Glauk Konjufca apo Atifete Jahjaga kryeministër i ri?

Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala, përmes një postimi në facebook ka paralajmëruar zhvillime dramatike në muajt në vijim në Kosovë.

Sipas Shalës, Kosova po shkon drejt Qeverisë së Unitetit, në mënyrë që të arrihet marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e cila sipas tij, do të ndodhë në tetor apo nëntor të 2022.

“Qeveri të Unitetit si opsion për zgjedhjen finale në mese Kosovës & Serbisë në tetor/nëntor 2022. Kosova sipas informacioneve nga niveli ndërkombëtar do të ri-formatizohet, ku nga aty do të del qeveria e re/vjetër me LDK/AAK pjesë ekzekutive, ndërsa PDK-ja do të mbështet në kuvend propozimin e dalur nga takimi i kuvendit të “Vatikanit”, ku Kosova dhe Serbia do të arrin marrëveshjen finale të garantuar nga SHBA-ja dhe Kina (për Serbinë)”, ka shkruar Shala, përcjellë “Bota sot”.

Më tej, Shala ka dhënë edhe dy emrat që sipas tij do mund ta udhëheqin Qeverinë e Unitetit.

Image

Drizan Shala

“Nga ky mumentum shumë ministra aktual do ecin në shtëpi e shumë teknokrat do marrin postet ministror me disa modifikime në nivel të ndarjeve strukturore të ministrive siç janë duke funksionuar tani. Kryeministri i Unitetit sipas preferencave evropiane do të pranohej kryeparlamentari aktual z.Glauk Konjufca, ndërsa nga SHBA-ja është duke lakuar emri i ish Presidentes së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga në përmbylljen me suksese të kapitullit ish RSFJ”, shkruan eksperti Shala.

Ai shton se mekanizimi i sigurisë në Kosovë do të udhëhiqet nga një femër e trajnuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Edhe sektori i sigurisë do pësojë ndryshime strukturore ku për herë të parë në një pozitë do kemi një femër në udhëheqje të një mekanizmi të sigurisë si rezultat i punës se treguar dhe shkollimit që ka marrë në US Marshall Center. Por mbetet të shihet gjatë muajve në vijim se si do të rrjedhin proceset e brendshme në subjektet politike, se cila do të dal me propozimin e një qeverie të Unitetit. Mund të themi që pjesë e këtij uniteti do të jenë dy ish kryeministrat e Kosovës dhe dy ish ministrat e jashtëm të Kosovës”, ka shkruar eksperti i sigurisë, Drizan Shala në faqen e tij në facebook

 

Related posts

Komandant Remi e godet PDK’në: Kanë hyrë njerëz të afërt me ish-pushtetin

dardanianews

Dhunimi i 22-vjeçares keniane në Tiranë, përfaqësues të ambasadës së Kenias në Romë takim me shefin e komisariatit

dardanianews

Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, votojnë 17.2% e anëtarësisë – informacionet e fundit mbi procesin

dardanianews