July 1, 2026
DardaniaNews
Lajme

Dyshohet se personi që vrau policin serb është i arratisuri Faton Hajrizi

Mediat serbe kanë raportuar se në vendngjarje është gjetur një pasaportë në emër të Artan Hajrizit, vëllai i Faton Hajrizit.

Gazeta Insajderi merr vesh ekskluzivisht që dyshohet se personi që ka gjuajtur në drejtim të policëve serb është vet Faton Hajrizi.

Kjo për shkak se pas arratisjes ai i ka përdorur dokumentet e vëllait të tij për t’u arratisur nga Kosova.

E gjithë ngjarja dyshohet se nisi pasi që Faton Hajrizi refuzoi që të identifikohet para policëve serbë.

Kjo ka shkaktuar edhe konfrontim fillimisht verbal e pastaj fizik mes tyre.

Pas kësaj kanë filluar të shtënat me armë në mes tyre.

Nga të shtënat një polic serb ka mbetur i vdekur në vend dhe një tjetër është plagosur rëndë.

Gazeta Insajderi do ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast.

Related posts

Putini në mënyrë indirekte e njeh pavarësinë e Kosovës “Popujt mund të vetëvendosin, Kosova është precedent i krijuar nga GJND”

dardanianews

Ja kush qëndron pas “Fantazmës” që po frikëson kosovarët

dardanianews

COVID-19/ Ekspertët më të mirë gjermanë: Izolimi ishte një gabim gjigand, nuk ka rrezik për një valë të dytë infeksioni

dardanianews