25.3 C
New York
August 5, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Viti 1998, video ku shihet Albin Kurti në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së

Drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mesin e tyre Jakup Krasniqi, Ramë Buja e Sokol Bashota, ishin takuar me ish-shefin e parë të Zyrës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Larry Rossin.

Në një video të publikuar nga faqja në facebook “Kosovanews”, në takimin e mbajtur në Shtabin e UÇK-së, në fshatin Dragobil të Malishevës, del se ishte i pranishëm edhe tash kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pos Rossin, në takim, siç tregojnë pamjet, kanë qenë edhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikan.

Albin Kurtin në atë kohë ka qenë sekretar i Zyrës Politike të UÇK-së në Prishtinë, e cila udhëhiqej nga veprimtari Adem Demaçi.

Related posts

Dokument: Ja cilat ishin dashnoret e pandara të Enver Hoxhës, që një herë në javë kryente ….

dardanianews

Mashtrim i madh! Kuptohet e vërteta për rastin me djalin e Arkanit

dardanianews

Radhë e gjatë e kamionëve në Bërnjak, Serbia ndalon kalimin nga Kosova në territorin e saj |VIDEO

dardanianews