November 4, 2026
DardaniaNews
Lajme

Milazim Krasniqi: Ibrahim Rugova ishte vizionar, i guximshëm – gjithnjë modest dhe i matur

Milazim Krasniqi, profesor i njohur universitar, ka publikuar një artikull-analizë mbi figurën e Ibrahim Rugovës, ish-president historik.

Krasniqi ka pasur fjalë të mëdha për Rugovën, me të cilin personalitet bashkëpunoi ngusht për gati dy dekada, përfshirë vitet e përpjekjes për liri në dekadën e fundit të shekullit 20-të, shkruan KOHA.

Krasniqi ka vlerësuar se Rugova dukej si person i determinuar për të qenë një udhëheqës i një vendi të robëruar.

“Në fakt unë i shoh komplementare, pra, Rugova vërtet dukej si person i determinuar për të qenë një udhëheqës i një vendi të robëruar, jo vetëm pse e pati specifik fatin familjar, po edhe pasi e pati intuitën e guximin që ta ndiqte misionin, duke manovruar në rrethanat që ndryshonin marramenthi” – shkruan Krasniqi, transmeton Gazeta Politika.

Në esën e tij, Krasniqi ka vlerësuar se “Rugova ishte vizionar, ishte i guximshëm, por gjithnjë modest dhe i matur”.

Në shkrimin e tij, Krasniqi ka pasur një interpretim interesant.

“Por, u desh vizionariteti dhe guximi i Rugovës që ajo kthesë të kapej dhe të mirrej orientimi që u mor për Kosovën si shtet të pavarur dhe të orientuar me çdo kusht drejt botës atlantike. Kriza e federatës jugosllave krijoi ambient më të përshtatshëm për idenë e pavarësisë, por e vërteta që unë e di saktë është se idenë e një Kosove të pavarur Rugova e kishte në kokë, para se të hynte në politikë” – shkruan Krasniqi, të cilin shkrim mund ta lexoni plotësisht duke klikuar këtu./GazetaPolitika.

Related posts

Gani Geci: Ata që kanë prodhuar këtë problem, nuk dinë të udhëheqin

dardanianews

PLAS NË HORMUZ, Garda Revolucionare sulmon anijet Amerikane? Del skenari i frikshëm

dardanianews

E DHIMBSHME: Vetura godet dy fëmijë që ishin me biçikletë, vdes njëri nga ta /Policia jep detaje

dardanianews