16.9 C
New York
May 14, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Shpëton Abazoviq, gjen gjuhën e përbashkët me Gjukanoviq

Zgjidhet kriza politike në Malin e Zi. Presidenti Milo Gjukanoviç dhe kryeministri Dritan Abazoviç gjetën një gjuhë të përbashkët për mosmarrëveshjet në një takim konsultues në Podgoricë duke shmangur rrëzimin e qeverisë. Ata adresuan shqetësimet për marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe, për të cilën vendosën të kërkonin mendimin e ekspertëve ligjorë dhe shkencorë përpara miratimit dhe vendosjes së saj në zbatim.

“Bashkërisht u vlerësua se është në interes të Malit të Zi dhe të ardhmes europiane ruajtja e stabilitetit politik dhe përmirësimi i funksionalitetit të institucioneve të sistemit, në mënyrë që vendi kandidat për anëtarësim në BE, në një kohë sa më të shkurtër të përmbushë detyrimet që dalin nga agjenda europiane”, thuhet në një komunikatë të qeverisë së Malit të Zi.

Kjo nënkupton që deputetët e partisë së Gjukanoviç, në opozitë, do të vazhdojnë ta mbështesin qeverinë e Abazoviç me votë në parlament, por pa marrë pjesë në të.

Related posts

Votohet Qeveria, Avdullah Hoti kryeministër

dardanianews

Bavarezët tërbohen me gjyqtarin për një arsye, në Portugali ishte akorduar një penallti identike sikurse te rasti i Neves

dardanianews

Axha i Albertit jep një version tjetër të vrasjes

dardanianews