October 31, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Prag lufte/ Tajvani ngre në qiell avionët e armatosur ‘gjer në dhëmbë’ pas kërcënimeve kineze, flota amerikane në gatishmëri

Pas kërcënimeve të vazhdueshme të Kinës gjatë ditëve në vijim, Tajvani ka ngritur avionët në qiell. Avionët tajvanezë u ngritë në qiell pasi në drejtim të ishullit po vinin 49 avionë kinezë, të cilët thuhej se po merrnin pjesë në një stërvitje të madhe që vijon prej ditës së djeshme.

Në një reagim për mediat, autoritetet e Tajvanit theksuan se kinezët kishin kaluar vijën ndarëse mes dy shteteve në ngushticë duke u futur në hapësirën ajrore të ishullit.

Kina po zhvillon një stërvitje të madhe përreth ishullit të Tajvanit këto ditë, si një përgjigje ndaj vizitës së zyrtares së lartë amerikane Nensi Pelosi si edhe ndihmës së madhe që SHBA-të i ofrojnë Tajvanit prej disa dekadash.

Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të veten duke mos pranuar ndarjen e ishullit që prej luftës civile të shtatë dekadave më parë. Partia Komuniste Kineze ka në doktrinën e saj detyrimin që ta bashkojë Kinën deri në fillim të dekadës së ardhshme duke synuar kështu futjen e Tajvanit nën administrimin e tyre.Prag lufte/ Tajvani ngre në qiell avionët e armatosur ‘gjer

Related posts

Qeveria ua ndal pensionet veteranëve të UÇK’së nga Shqipëria

dardanianews

Skandal! Dalin fotografitë intime të zyrtares serbe, ia kishte dërguar nga zyra një ministri

dardanianews

KENl ende Nokia 3310, kompania kërkon tia riktheni, ja sa ju shpërbIen

dardanianews