February 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Pse i mblodhi Escobar sonte krerët e Opozitës në darkë?

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka mbledhur opozitën në orët e vona opozitën për një takim.

Pak më parë, u raportua se Escobar, në rezidencën e ambadorit amerikan në Prishtinë, po takon kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Escobar vjen në Kosovë në një situatë të tensionuar, që është bërë edhe më  e thellë, pas dështimit për arritjen e një marrëveshjeje në Bruksel, ku javën e kaluar u takuan kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq.

Deri tani nuk është dhënë ndonjë informacion se për çfarë po diskutohet në takimin e Escobar me liderët e opozitës. Dihet tashmë, që Escobar do të fluturojë edhe drejt Beogradit për t’u takuar me Vuçiq, para një takimi tjetër me Kurtin që po planifikohet para përfundimit të shtatorit.

Gjithashtu, diplomati amerikan bashkë me të dërguarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, po mundohen që t’i bindin prijësit e dy shteteve që të arrijnë një marrëveshje përpara 1 shtatorit, kur Qeveria e Kosovës planifikon zbatimin e politikave të reciprocitetit ndaj Serbisë në kufi. /GazetaExpress

Related posts

Sondazh 24h: Cili është kryeministër më i suksesshëm?

dardanianews

E ndryshoi avokatin, ky është parashikimi i tmerrshëm për Hashim Thaçin: Ja çfarë ka kuptuar tani…

dardanianews

Shtyhet sërish viti i ri shkollor, nga kjo datë mund të fillojë mësimi në shkolla

dardanianews