6.6 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Panik dhe frikë në elitën ruse, Vladimir Putin drejt rrënimit përfundimtar, zbulohet informacioni sekret që pritet të sjellë fundin e luftës ndaj Ukrainës

Nuk ka më qetësi në rrethin e ngushtë të Vladimir Putinit. Thirrjet për gjak, mburrjet se rusët janë të pamposhtur,

presionet ndaj botës po zëvendësohen me frikën se Rusia po shkon drejt fundit. Paniku ka nisur të shfaqet çdo ditë e më shumë në elitën ruse.

Barra e sanksioneve po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u mbajtur, edhe për shkak se lufta në Ukrainë e cila ka hyrë në muajin e saj të shtatë.

është në ngërç. Trupat ruse janë bllokuar në jug dhe në lindje të vendit, kjo bën që frika të jetë gjithnjë e në rritje. Kjo situatë vjen edhe për shkak të situatës së termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, më i madhi në Evropë. Forcat e Moskës janë akuzuar se e kanë kthyer atë në një bazë ushtarake, duke rritur rrezikun e një fatkeqësie.Mirëpo së fundmi po shfaqet një tjetër risi. Si duket presidenti rus Vladimir Putin ka filluar manovrat për të shkuar drejt negociatave tëpaqes. Kjo lëvizje e pritur prej kohësh po tregon se ‘Carit’ rus po i shterojnë fuqitë dhe po e kupton fundin e tij të paracaktuar. Tashmë nuk i mbetet gjë tjetër veç se te ngrejë duart lart para SHBA-së dhe Perëndimit dhe të dakordësohet për zgjidhjen e ngërçit të luftës shkatërrimtare në Ukrainë.

Putin drejt dorëzimit.

Besohet se një dokument është shpërndarë midis agjencive perëndimore të inteligjencës. Si pas Mirror: “një përfaqësues i rrethit të brendshëm të Putinit ka dërguar një sinjal, ku shpreh dëshirën për të negociuar”. Natyrisht, emri i zyrtarit të lartë që do të dërgonte këtë dokument nuk është bërë i ditur, por ai përmendet si “shtylla e regjimit rus”.”Ndodh shpesh, siç ndodhi në fazat e fundit të Luftës së Dytë Botërore, që zyrtarët e një partie shqetësoheshin për qasjen e tyre në të ardhmen për të gjetur një zgjidhje”, tha një burim diplomatik në Kiev. I njëjti burim ukrainas theksoi se shumë përfaqësues të elitës ruse kanë frikë se mos humbasin lirinë për të jetuar në Perëndim, por kanë shumë frikë se çfarë mund t’u bëjë Putini nëse dalin hapur me këtë ide.

Putin hedh akuza ndaj Perëndimit për situatën në Ukrainë.

Mirëpo Putin edhe pse me shumë mundësi do të dorëzohet dhe do të kërkojë negociata për të arritur paqen me Ukraninën, vijon të hedhë akuza në drejtim të SHBA dhe Perëndimit . “Vendet perëndimore po kërkojnë të ngrenë një sistem të ngjashëm me NATO-n në rajonin e Azisë dhe Paqësorit”, u shpreh dje Putin.Gjatë fjalimit të tij në konferencën e Moskës për sigurinë kombëtare, Putin tha gjithashtu se SHBA-të po përpiqeshin të “zvarritnin” konfliktin në Ukrainë dhe se vizita e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Mbretërisë së Bashkuar NancyPelosi në Tajvan kishte qenë “një provokim i planifikuar”.“Siç e dini, kohët e fundit Shtetet e Bashkuara u përpoqën edhe një herë qëllimisht t’i hidhnin benzinë ??zjarrit dhe të nxisnin situatën në rajonin Azi-Paqësor. Aventura amerikane kundër Tajvanit nuk është thjesht një udhëtim i një politikani të papërgjegjshëm, por pjesë e një strategjie të qëllimshme dhe të vetëdijshme të SHBA-së për të destabilizuar situatën në rajon dhe në botë, një demonstrim i pacipë i mosrespektimit të sovranitetit të vendeve të tjera dhe për detyrimet e saj ndërkombëtare. Ne e shohim këtë si një provokim të planifikuar me kujdes”, tha presidenti rus. Gjatë ditës së djeshme të tjera shpërthime, tronditën Krimenë e aneksuar nga rusët. Ky është shpërthimi i dytë brenda pak javësh që godet gadishullin e pushtuar nga rusët.Sakaq, vëmendja më e madhe vijon të përqendrohet rreth centralit të Zaporizhias në Ukrainë, ndërsa Moska dhe Kievi vazhdojnë të akuzojnë njëra tjetrën për bombardimet pranë zonës.Ndërkohë nga ana tjetër Ukraina duket sikur po forcon dita ditës pozicionin e saj mbrojtës në përballjen në terren me Rusinë, dhe falë armatimeve moderne të Perëndimit, veçanërisht raketave HIMARS, ka faktikisht bllokuar avancimin e Moskës. Kjo situatë qetësie relative në front ka krijuar gjithsesi premisat për një seri “larje hesapesh” në Kiev.

Related posts

Kërcënohet me vrasje presidenti Thaçi

dardanianews

Sondazhi i fundit për Prishtinën deri të dielën: Arben Vitia vs Përparim Rama?

dardanianews

Zyrtare: ShBA ndalon importin e naftës ruse

dardanianews