28.7 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Tragjike: Ndërron jetë futbollisti i ri kosovar, pasi pësoi atak kardiak në fushë

Lajm tragjik vjen nga Prizreni pas një ndeshje futbolli për gjeneratat e reja mes A&N dhe Trepçës ’89.

Një futbollist 16 vjeçar i Trepçës ’89 ka ndërruar jetë në fushë të futbollit pasi ka pasur atak kardiak.

Lajmin e kanë konfirmuar për Telegrafin nga Policia e Prizrenit.

Redaksia e di emrin e futbollistit tanimë të ndjerë, por për shkakun që familja e tij ende nuk është në dijeni për rastin atëherë kemi vendosur për mos ta publikuar.

“Policia së bashku me prokurorin po hetojnë, është duke u hetuar si rast ‘hetim i vdekjes’. 16 vjaçari gjatë një ndeshje futbolli në Kurisht të Prizrenit ka rënë në fushë është thirr emergjenca, i njëjti me automjet të emergjencës është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit ku është konfirmuar dhe vdekja e tij. Ndërkaq me urdhër të prokurorit është dërguar trupi i tij i pajetë për obduksion”, ka thënë Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

16-vjeçari ka pësuar një atak kardiak dhe ka rënë pa ndjenja në fushë, por përkundër intervenimit të mjekëve ata nuk kanë mundur fatkeqësisht t’i shpëtojnë jetën. /Telegrafi/

Related posts

Ndahet nga jeta profesori Shyqri Nimani, personi që shkroi Deklaratën e Pavarësisë

dardanianews

Babai i Naim Murselit: Me pasë ditë që e ka bo djali jem, isha hakmarrë vetë – sot s’do ishte gjallë

dardanianews

Duket si një yll filmi, shumica e krahasojnë me Monica Belluci-n: A është ajo politikania më seksi në botë?

dardanianews