3.6 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kaos në Cyrih: “Në aeroplanin që nisej për Prishtinë nisi të hyjë tym, pasagjerët thyen dyert”

Mëngjesin e së mërkurës, nga Aeroporti i Cyrihut një aeroplan do të nisej për në Prishtinë.

Aeroplani do të fluturonte në 5: 45 në mëngjes, por, për shkak të temperaturave të ulëta, duhej të bëhej shkrirja së pari. Pastaj, siç shkruan gazeta zvicerane “Blick”, horrori filloi.

Dyert u hapën dhe tymi nisi të hynte brenda”, ka thënë një lexues i “Blick”, transmeton Gazeta Express.

Sipas përshkrimit të tij, njoftimet që vinin nga ekuipazhi ishin të paqarta. Fillimisht i kanë kërkuar udhëtarëve të dalin nga aeroplani, pastaj, papritmas i kanë mbyllur dyert dhe u kanë kërkuar të qëndrojnë në vend.

Njerëzit pastaj filluan t’i thyejnë dyert vetë”, thotë një pasagjer.

Edhe pse kompania e fluturimit ka thënë se nuk ishte tym, për pasagjerët ishte kthyer në një situatë delikate e gjithë ajo.

Më pas, udhëtarët janë kthyer në terminalin e aeroportit dhe fluturimi për në Prishtinë është anuluar.

Por, kaosi ka vazhduar edhe në aeroport, pasi nuk është ditur se cka do të bëhet me udhëtarët që kishin prerë biletat për në Prishtinë. Kompania e fluturimeve, udhëtimin e radhës në këtë destinacion e ka të enjten.

Kompania e fluturimit ka shpjeguar se cka ka ndodhur mëngjesin e sotëm në avion, duke thënë se nuk ishte një situatë e rrezikshme për paragjerët.

“Sot në mëngjes, gjatë shkrirjes për fluturimin GM 600 nga Cyrihu në Prishtinë, mbetjet e lëngut të shkrirjes në formën e avujve hynë në avion nëpërmjet sistemit të ventilimit.”

 

Related posts

Konjufca e kap sërish “fshisën”, shkarkon Teuta Sahatqiun, djalin e Vlora Dumoshit dhe familjaren e Agim Çekut

dardanianews

Vendimi i Shtetit: Mbyllen lokalet, kafiteritë, kompanitë private…

dardanianews

“Vendimi i deputetëve për ta bërë Hotin kryeministër mund të jetë kundër vullnetit tim si qytetar, por është legjitim dhe legal”

dardanianews