November 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Turqi: fluturimi i parë i “mollës së kuqe”

Është kryer me sukses fluturimi i parë i avionit luftarak turk pa pilot me emrin “Bayraktar Kizilelma” (Molla e Kuqe), raporton Anadolu Agency (AA).

Ky është avioni i parë luftarak turk pa ekuipazh.

Në mars të këtij viti, prodhuesi kryesor turk i mjeteve ajrore pa pilot, kompania Baykar, prezantoi prototipin e avionit luftarak turk pa pilot të quajtur “Bayraktar Kizilelma” (Molla e Kuqe), të cilin kjo kompani e zhvilloi me burime vendase.

Selcuk Bayraktar, kreu i Baykar, një kompani turke e mbrojtjes e specializuar në dronët dhe inteligjencën artificiale, ndau pamje të fluturimit të avionit të parë luftarak turk pa pilot në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

“Bayraktar Kizilelma” do të jetë ndër elementët më të fortë të forcave të sigurisë në fushën e betejës në të ardhmen me manovrat e tij agresive dhe inteligjencën artificiale të avancuar.

Punimet konceptuale të “Bayraktar Kizilelma” u shpërndanë për herë të parë për publikun më 20 korrik 2021 si dhuratë Bajrami në ditën e parë të Kurban Bajramit. Pas tetë muajsh, avioni luftarak pa pilot “Bayraktar Kizilelma” u fut në linjën e integrimit.

“Bayraktar Kizilelma”, i cili do të jetë në gjendje të zbarkojë dhe të ngrihet në anije me pista të shkurtra, si anija “TCG Anadolu”, të cilën Turqia e ka ndërtuar dhe aktualisht po kryen teste, do të luajë një rol të rëndësishëm në misionet jashtë shtetit. Me këtë aftësi ai do të marrë pjesë aktive në mbrojtjen e Atdheut Blu.

Turqi: fluturimi i parë i “mollës së kuqe”

Dhuratë për Kurban Bajram, ja ç’përfaqëson avioni luftarak turk pa pilot “Kizilelma”

181

SHPËRNDARJE

Related posts

“Oficerët rusë detyrojnë infermieret të bëhen ‘skllave seksi’ në Ukrainë”, historitë tronditëse dhe ekzekutimet e rekrutëve që nuk zbatojnë urdhrat

dardanianews

Profesori Smaka tregon bisedën me Thaçin për marrëveshjen me Serbinë dhe kur mund të bëhet korrigjimi i kufijve

dardanianews

26 vjet nga rënia e Heroit të Kombit Naser Krasniqi, Komandant “Leka”

dardanianews