3.6 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezë

Ky ishte 48 vjeçari që u vra në Kaçanik

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje mbrëmë në Kaçanik. Një 48-vjeçarit me inicialet N.C., u vra me breshëri plumbash nga persona të panjohur, në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, konkretisht në Kaçanik të Vjetër.

Sipas policisë, viktima ishte gjetur pa shenja jete në automjetin e tij.

Në njoftimin e policisë, thuhet se persona të panjohur nga afërsia kanë shti breshëri plumbash mbi automjetin dhe shoferin e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Gjithashtu, janë gjetur dy automjete të djegura.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datën 23.01.2023 rreth orës 23:50 policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, në Kaçanik të Vjetër një automjet i udhëtarëve ishte jashtë rrugës. Policia e stacionit në Kaçanik menjëherë i ka marrë masat e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe policët kanë vërejtur se një person në ulësen e parë të shoferit dyshohej se ishte pa shenja jete. Janë njoftuar ekipet mjekësore të cilët kanë konstatuar se personi është pa shenja jete. Më pas policia ka pranuar një informacion tjetër se në fshatin Soponicë të Kaçanikut afër autostradës një automjet tjetër i udhëtareve ishte përfshirë nga flaka. Ekipet zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.Në lidhje me këtë policët hetues dhe krim teknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve , nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë  i kanë nisur hetimet .

Nga hetimet e para, ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se personi/persona të panjohur në Kaçanik të Vjetër nga afërsia kanë shti breshëri plumbash mbi automjetin dhe shoferin e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Jo larg vendit të ngjarjes në fshatin Soponicë të Kaçanikut është gjetur edhe një automjet tjetër i udhëtarëve i përfshirë nga flaka , ku ekziston dyshimi se personat e dyshuar pasi e kanë kryer vrasjen në Kaçanik të Vjetër i kanë vënë flakën automjetit dhe janë larguar.

Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj trupi i pajetë i viktimës N.C (M/K) i moshës 48 vjeçar dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion .

Ekipe të Policisë Rajonale të Ferizajt nga sektorë të ndryshëm po punojnë vazhdimisht në grumbullimin e informacioneve në terren për të zbardhur sa më shpejtë rastin

Related posts

Ushtari ukrainas vret pesë persona dhe ndodhet në arrati: besohet se ka kallash me 200 plumba

dardanianews

E dhimbshme për familjen: Ky është i riu që u ther për vdekje nga vëllai i tij në Prishtinë

dardanianews

Shqiptarët bëhen me 4 deputetë në parlamentin e Serbisë

dardanianews