15.3 C
New York
October 4, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Tajlandezja e nervozuar e godet vazhdimisht me shuplaka një vajzë brenda bordellos, pasi kishte kryer marrëdhënie intime me bashkëshortin e saj

Një grua e nervozuar është filmuar me kamerë amatore duke u futur brenda një bordelloje, ku sulmoi dhe rrahu brutalisht një vajzë që ishte mbuluar vetëm me peshqir.

Arsyeja e rrahjes ishte që ajo punonte në bordello dhe kishte kryer marrëdhënie intime me bashkëshortin e saj, transmeton Telegrafi.

Gruaja kishte gjetur fotografitë e dyshes në telefonin e partnerit, dhe më pas kishte vendosur ta ndjekë nga pas në mënyrë të fshehtë në Phuket të Tajlandës.

E sapo ishte larguar ai nga bordelloja, gruaja ishte futur brenda dhe kishte gjetur prostitutën që kishte kryer marrëdhënie intime me të.

Ajo ishte mbuluar vetëm me peshqir, kurse gruaja e nervozuar vazhdimisht e godiste me shuplaka në fytyrë – përkatësisht rrahja zgjati për më shumë se

Sikur kjo të mos mjaftonte, shumë gra tjera aty qëndronin dhe nuk bënin asgjë që t’i dalin në ndihmë asaj. E policia ka filluar hetimet për sulm fizik. /Telegrafi/

Related posts

Verona e Bucit del në mbrëmje me shoqe, vishet me minifund ‘dy gisht’

dardanianews

Shkurte Gashi sjell foton e ëmbël me burrin e djalin

dardanianews

Ish e dashura e Robertit zbërthen pantallonat dhe ka çka me tregu

dardanianews