2.3 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
Sport

Sergio Ramos e humb kontrollin dhe bën gjest të shëmtuar, e shtyn fotografin pas lojës PSG – Bayern

Sergio Ramos ka qenë protagonist i një gjesti të shëmtuar mbrëmë.

Pas ndeshjes mes Paris Saint-Germainit dhe Bayern Munichut, futbollisti spanjoll doli nga kontrolli derisa ishte duke u përshëndetur me tifozët parisienë prapa portës.

Në fakt, ish-futbollisti i Real Madridit e kritikoi fillimisht një fotograf, që i ishte afruar shumë nga prapa, ndërsa më pas e bëri gjestin skandaloz duke e shtyrë me krejt fuqinë një fotograf tjetër, i cili po e kryente punën e tij, shkruan “Gazeta Express”.

Ky veprim anti-sportiv i përfaqësuesit spanjoll është kritikuar me të madhe në rrjetet sociale, derisa në këtë veprim ka mundur të ndikonte edhe nervoza që e kishte ai pas humbjes nga gjiganti bavarez në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

 

Ramos ka qenë gjithmonë lojtar i ashpër dhe ka ditur të fjaloset dhe të kacafytet me lojtarët kundërshtarë, por një veprim i tillë nuk është parë asnjëherë më herët. /Gazeta Express/

Related posts

Anglia “kërcënon” serbët/ Harry Kane: Do të braktisim ndeshjen nëse …

dardanianews

Sondazh: Kushe fiton Euro 2024?

dardanianews

Vesa me këtë detaj konfirmon lidhjen me futbollistin e njohur

dardanianews