November 10, 2025
DardaniaNews
LajmeSport

Edhe Flatro u bashkohet zërave se Bad News Eagles po kthehet?

Janë duke u shtuar zërat se skuadra nga Kosova në CS:GO, Bad News Eagle po ribashkohen, pas shpërbërjes së ekipit muaj më parë.

Ishte një postim në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram që ngriti dyshime për një rikthim të mundshëm, duke ngjallur entuziazëm te tifozët dhe komuniteti i CS:GO.

“Po sikur të bashkoheshim përsëri?”, shkruhej në postimin e Bad News Eagles ndër të tjerash.

Ky postim u shpërnda në rrjetet sociale nga Rigon “rigoN” Gashi, një nga lojtarët kyç të ekipit në të kaluarën, duke e bërë edhe më të fortë spekulimin për një rikthim të ekipit në skenën garuese.

Pas tij edhe Flatron Halimi ka reaguar, por ky ka reaguar në lidhje me videon e shpërndarë nga Telegrafi, kur gazetari Shkumbin Pireva tregon detajet nga postimi i publikuar nga Bad News Eagles në Instagram.

Bad News Eagles paralajmërojnë rikthimin? rigoN i jep jehonë çdo gjëje

Lexo po ashtuBad News Eagles paralajmërojnë rikthimin? rigoN i jep jehonë çdo gjëje

Ky po që do të ishte një lajm fantastik, duke ditur se sa shumë emocion kanë ngjallur djelmoshat me lojën e tyre në arenën ndërkombëtare jo vetëm në komunitetin e CS:GO, por në të gjithë shqiptarinë. /Telegrafi/

Related posts

Shuma milionëshe – Zbulohet se sa fiton saktësisht eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano

dardanianews

Ekskluzive/ Grenell për Express: I japim mbështetje Bashkimit Evropian për takimet e 10-12 korrikut, t’i hiqen vizat Kosovës

dardanianews

GOOOOOOOL | Edon Zhegrova “masterclass”, e kalon në epërsi Kosovën kundër Lituanisë

dardanianews