3.6 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
Kronika e zezë

Dënohet me një vit burgim stomatologu nga Prishtina, keqpërdori seksualisht pacienten 15-vjeçare

Muqiqi në vitin 2012, kishte keqpërdorur seksualisht pacienten e tij e cila në kohën kur ka ndodhur rasti ishte vetëm 15-vjeçare.

E drejtësia është vënë në vend 11 vite më vonë, si pasojë e stërzvarritjes së procesit gjyqësor. Muqiqi ishte dënuar me një vit burgim edhe në vitin 2018, por Apeli e kishte kthyer rastin e tij në rigjykim.

Në rigjykim Muqiqit i ishte përsëritur dënimi i njëjtë, pasi që Prokuroria nuk ka parashtruar ankesë dhe nuk ka kërkuar dënim tjetër.

Gjatë vitit 2018, mediat kishin publikuar detaje nga aktakuza, në të cilën thuhet se Muqiqi ka ngacmuar seksualisht një të mitur, e cila kishte shkuar si paciente për t’i vendosur protezat dentare në ordinancën e tij private në Prishtinë.

Si kishte ndodhur e gjithë ngjarja?

Sipas aktakuzës së publikuar në media në vitin 2018, një vajzë 15-vjeçare, mesditën e 21 janarit të vitit 2012, kishte shkuar në ordinancën e mjekut, Xhavit Muriqi, pasi që kishe nevojë për tretman mjekësor si pasojë e dhimbjeve të dhëmbit. E kjo vizitë u bë për të një përvojë mjaft e hidhur, për shkak se Muqiqi, ani pse kishte parasysh moshën e viktimës, pa hezituar e ka ngacmuar seksualisht atë.

Në aktakuzë thuhej se Muqiqi, pasi i kishte dhënë anestezionin të miturës, të njëjtën kishte filluar ta përkëdhel, ta puth dhe më pas e kishte urdhëruar që të ulej në prehrin e tij

“Xhavit Muqiqi në cilësinë e mjekut – stomatolog ia kishte dhënë anestezionin, i njëjti kishte filluar me pyetje jo të zakonshme si janë: ‘Çka, është më e rëndësishme për jetën e saj dhe çka do të thotë fjala intuitë dhe njëkohësisht kishte filluar ta ledhatonte në pjesën e qafës, e kishte puthur të njëjtën në gojë, ku e dëmtuara ka filluar të largohet nga i pandehuri, por i njëjti i kishte thënë ‘se është i besueshëm dhe për çdo problem do t’i ndihmojë edhe për anën financiare’, pastaj i njëjti është ngritur në këmbë duke e ulur të dëmtuarën dy herë në prehrin e tij”, thuhet në aktakuzë.

E mitura kishte tentuar që të largohej nga ai, mirëpo mjeku, pa dëshirën e saj, kishte filluar ta përqafonte dhe ta shtrëngonte.

“…pas përpjekjeve, largohet nga i pandehurit dhe nga i njëjti ka kërkuar ta dijë se a ka përfunduar intervenimin e dhëmbit ku në dalje nga ordinanca përsëri i njëjti pa pëlqimin e saj ka filluar ta përqafonte duke e shtrënguar për kraharori me ç’rast tek e dëmtuara e mitur ka shkaktuar shqetësim”, thuhet ndër të tjera në aktakuzë.

Çka kishin deklaruar stomatologu dhe e mitura në Prokurori?

Muqiqi në deklaratën e tij të dhënë në prokurori, i kishte kundërshtuar të gjitha ato që thuheshin në aktakuzë. Ai e kishte mohuar se e ka puthur, ledhatuar ose ta ketë urdhëruar të ulej në prehrin e tij.

Të gjitha këto, stomatologu, Xhavit Muqiqi në deklaratën të cilin e ka dhënë në prokurori i kishte kundërshtuar. Ai kishte thënë se nuk e ka puthur, nuk e ka ledhatuar dhe nuk e kishte urdhëruar që të ulet në prehrin e tij.

“I pandehuri Xhavit Muqiqi në deklaratën e tij ka pranuar se me dt. 21.02.2012 A.B ka qenë në ordinancën e tij ka punuar si stomatolog ku ka kërkuar t’ia rregulloi dhëmbin, po ashtu ka pranuar se ia ka rregulluar dhëmbin por i njëjti në deklaratën e tij ka mohuar kryerjen e veprën penale, duke theksuar se nuk e ka puthur dhe nuk e ka ledhatuar të dëmtuarën dhe po ashtu ka theksuar se nuk e ka urdhëruar që të ulet në prehrin e tij”, thuhet në aktakuzë.

Ai kishte thënë se në ordinancën e tij e mitura kishte ardhur me babain e saj, katër muaj para se të ndodhte rasti, për vënien e protezave rreth rregullimit të dhëmbëve dhe se kishte arritur marrëveshje me babain e saj që t’ia rregullojë dhëmbët.

Ndërsa e mitura në atë kohë kishte deklaruar se doktori i kishte thënë “se prej momentit që të kam parë e kam ditë se ke nevojë për një person që të përkrah dhe sa herë që ki nevojë për rregullimin e dhëmbëve s’ke nevojë të ngushtosh familjen tënde, se nga unë ki një bonus, jo vetëm për proteza, por për çdo mbështetje financiare“.

/GazetaSinjali/

Related posts

E dhimbshme/ Vdes 3-vjeçari që pësoi lëndime nga djegia e shtëpisë në Ferizaj

dardanianews

Llugë në një familje kosovare: Kunatat që erdhën nga kurbeti rrihen me ato në Kosovë

dardanianews

Identifikohet personi që u gjet pa shenja jete dje në Mitrovicë, është 21-vjeçar dhe është nga ky qytet

dardanianews