December 21, 2025
DardaniaNews
EkonomiFeaturedLajme

Pasditja e “nxehtë”, sot dalin pagat me koeficientin e ri

Sot ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ekzekuton pagat për 83 mijë punëtorë të sektorit publik me koeficientin e ri.

Shërbyesit civil sot mbas orës 16:00 do të kuptojnë vlerën e saktë të pagës. Me fillim të këtij muaji qeveria ka bërë publike vlerën e koeficionetit që ishte 105 euro.

Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro.

Kështu kishte thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë më 1 shkurt.

Ligji i pagave në Kosovë ka hyrë në fuqi më 5 shkurt të këtij viti.

Pagat e punëtorëve në Kosovë llogariten duke e shumëzuar koeficientin e pagës së një pozite me vlerën monetare të koeficientit. Raporti i koeficienteve është nga një deri në 18.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati, tha se paga mesatare bruto do të jetë 730 euro, që sipas tij do të rritet për rreth 100 euro.

Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 83 mijë.

Paga minimale në Kosovë aktualisht është 130 deri në 170 euro. Kjo vlerë, e pandryshuar qysh në vitin 2011, është më e ulëta në Evropë.

Related posts

Ekskluzive: Lista Serbe përkrah rrëzimin e Qeverisë së Hotit, vendi drejt zgjedhjeve

dardanianews

Ekskluzive: Lista Serbe shqyrton mundësinë e daljes nga qeveria

dardanianews

Tensionet në Detin e Zi, Rusia shkatërron tre anije turke pas telefonatës Erdogan-Putin

dardanianews