Emri i tij ka qenë i famshëm në media para 13 viteve. Jo për shkathtësi ushtarake, por për rrahje rrugëve të Prishtinës. Kishte rrahur gazetarin Baton Haxhiu. I kishte rënë flakareshë.
Kjo është bërë publike atëkohe nga vetë Haxhiu. Ai kishte publikuar një artikull në Express, ku shkruante se në një të shtunë ishte suImuar nga 3 persona.
Arsyeja e rrahjes ishte nje shkrim i Haxhiut per vëllain e Gafurrit, Bujar Dugollin, ish-dekan në Fakultetin Filozofik.
Pra, disa vite më parë Haxhiu kishte shkruar tekstin “Bujar Trump” në Gazeten Express kurse, Jeton Musliu kishte titulluar shkrimin ‘Ku i more Bujar 3 milion t’buta’ në të cilat raportohej se ish-ministri i Tregtisë dhe i Industrisë, Bujar Dugolli, kishte deklaruar në KQZ tre milionë euro pasuri në prag të zgjedhjeve nacionale të vitit 2007.
Atë periudhë Dugolli ishte kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet të Kuvendit të Kosovës. Në prag të zgjedhjeve, më 25 shtator 2007, gazeta “Express” pati raportuar se Dugolli kishte deklaruar pasuri të madhe në vlerë prej tre milionë eurosh, derisa pasuria e tij krahasohej me atë të vitit 2004, kur ish-ministri kishte deklaruar pasuri 145 mijë euro.
Vetëm një ditë më vonë Baton Haxhiu pati shkruar një koment me titull “Bujar Tramp”, duke u quajtur kolegë miliarderi amerikan, Donald Trump, dhe Bujar Dugolli në artin e krijimit të pasurisë. Haxhiu konstatonte se këta dy kanë zbuluar formulën si të bëhesh milioner, pa u lodhur.
Për këto tekste, Bujar Dugolli kishte ngritur padi per shpifje.
Kurse Haxhiut, akoma pa dalë vendimi i Gjykatës, shkrimet i kushtuan me rrahje, sulm e kërcënim.
“Në emër të Dugollëve”, kështu titullohej shkrimi ku flitej për një sulm që gazetari Haxhiu pati nga 3 persona, ku i përshirë ishte edhe Gafurr Dugolli.
Ai tregoi se gjatë një të shtune teksa po pinte kafe në kafenenë e preferuar në Prishtinë, dikush iu sul me kërcënime e sharje, që sipas tij ishin pa arsye.
“Autoritetet maqedonase po më trajtojnë si shtetas të Serbisë, edhe pse unë kam pasaportë të Kosovës”, ka thënë Dugolli për gazetën “Lajm” në Maqedoni.
Gafurr Dugolli është arrestuar me një urdhër-arrest serb për “KRlME Iufte” gjatë luftës së UÇK-së. Ndryshe, Dugolli është vëllau i ish-ministrit dhe dekanit të Fakulteti Filozofik, Bujar Dugolli dhe atasheut ushtarak të Kosovës në Shqipëri, Enver Dugolli.