September 17, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezë

U vra nga burri në SHBA, kjo është 48 vjeçarja shqiptare, nënë e dy djemve (FOTO)

Një krim i rëndë ka ndodhur paki ditë më parë, në një familje shqiptare në Huntertoun të SHBA-ve.

Mësohet se 49 vjeçari Arben Gllafce ka qëlluar 4 herë me armë zjarri drejt gruas së tij, Arjana Gllafce 48 vjeç dhe më pas është vetëvrarë.

Ditën e djeshme, autoritetet amerikane kanë bërë publike identitetet e tyre, ashtu sikurse edhe rrethanat e krimit të rëndë.

Sipas raportimeve nga mediat ekspertiza mjeko-ligjore doli në konkluzionin se Arjana u vra nga bashkëshorti i saj, i cili më pas u vetëvra.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë momentalisht nuk dihen ende.

Çifti Gllafce ishin prindër të 2 djemve, njëri 23 vjeç, ndërsa tjetri 10. Djali i vogël mësohet se vuan nga autizmi. Të afërm të familjes Gllafce kanë hapur një llogari në Gofundmepër t’i ardhur në ndihmë fëmijëve tashmë jetimë, si dhe për të sjellë familjarë të tyre në SHBA për t’u kujdesur për ta.

/Gazeta Express

Related posts

Kush është këngëtari që vdiq në Shkup? Ai u fejua një muaj më parë, mbrëmë u vra me armë zjarri

dardanianews

Vdes në moshën 30 vjeçare aktivisti i Vetëvendosjes

dardanianews

20-vjeçarja vritet para bashkëshortit dhe fëmijës së vogël, autorët kërkohen edhe në Shqipëri

dardanianews