18.6 C
New York
September 19, 2026
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezë

LAJMI I FUNDIT: Vdes në spital personi që u plagos në një lokal në Klinë

Para pak çadtesh ka vdekur personi që është plagosur sot pasdite në një lokal në Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar Gazmend Bojaj, drejtor i QKMF-së në Klinë.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në Klinë, një person ka mbetur i plagosur.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

“Rreth orës 16:40 policia ëshë njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”.Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, deklaroi Gashi.

Related posts

Koalicioni qeverisës rrezikohet edhe në Vushtrri, Tahiri thotë se vendimi i takon VV-së

dardanianews

Gjuhet me miell nga PSD-ja ministri Murati

dardanianews

Përse Ukraina po përpiqet me kaq ngulm të rimarrë Khersonin?

dardanianews