1.8 C
New York
February 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedShowbiz

Dyshimet për “ndarje” nga bashkëshorti, flet Blerina Kllokoqi Rugova: Po të ndodhte diçka mes nesh, e gjithë Kosova do e merrte vesh

reatorja e njohur shqiptare, Blerina Kllokoqi – Rugova, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Prive”.

Ajo ka folur gjerë e gjatë për suksesin e brendit të saj “Bukur”, i cili është i dyti pas markës së saj bazë, “BKR”.

Mes të tjerash, Blerina është pyetur edhe për ecurinë e jetës së saj private, përkatësisht marrëdhënien që ka me bashkëshortin e saj, djalin e presidentit historik Ibrahim Rugova, Mendim Rugova.

“Unë edhe një postim që e kisha para një jave, aq shumë postova sa që ma bllokoi Instagrami dhe s’mund të postoja në 24 orë dhe ishte një pyetje lidhur me jetën private. Dhe mu qesh vet me vete sepse thash larg qoftë nëse ndodh diçka, krejt Kosova e merr vesh, kështu që mos u shqetësoni sepse asgjë s’ka ndodhur”, tha Kllokoqi – Rugova.

Reklama

Stilistja e njohur, u shpreh se ka një përkrahje tejet të madhe nga bashkëshorti i saj, i cili njëherësh është lajmëtar i motit në Kosovë, në një prej kanaleve televizive.

Çifti janë të martuar prej vitesh dhe kanë dy fëmijë: Evën dhe Ariani. /Telegrafi/

Related posts

Sondazh: Kush mendoni se del sonte

dardanianews

Shkon për të biseduar me të, gazetari brazilian nxjerr armën dhe qëllon tri herë të dashurën e tij – pastaj vret veten

dardanianews

Fakte që bota duhet të dijë për Vladimir Putin

dardanianews