11.5 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

E rëndë: Vritet në Francë ish-ushtari i UÇK-së, u godit nga plumbi teksa flinte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku ka mbetur i vdekur ish ushtari i UÇK-së, Veli Sadiku.

Ai është vrarë aksidentalisht në shtëpinë e tij në gjumë, ku edhe jetonte tash e sa vite, shkruan Lajmi.net.

Kjo ndodhi pas shkëmbimit të zjarrit ndërmjet dy bandave kriminale, ku aksidentalisht njëri nga plumbat e godet, Veli Sadikun, dhe e le të vrarë.

Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë nipi i tij, Albi Sadiku.

Veli Sadiku ka qenë ushtar në Koshare dhe Pashtrik. Ai është nga fshati Rashan i Mitrovices. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë:

Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai është kthimi ynë!

Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe farefisin tonë se në moshën 55-vjeçare, ka ndërruar jetë Agji ynë, Veli ( Sadik ) Sadiku , duke na lënë të pikëlluar dhe me zemër të thyer.

Dhimbjen nuk mund ta shprehin dot fjalët, por kujtimi për ty Agji do të jetë i përjetshëm.

Lusim Allahun Fuqiplotë ta mbulojë me mëshirën e tij dhe ta gradojë në Xhennetul-Firdeus!

Related posts

Qëndroi 7 vjet në burg, kush është ish-bashkëshorti i Albërie Hadërgjonajt

dardanianews

Vajza e mitur e raportuar e zhdukur në Ferizaj, gjendet pas dy javësh – hetimet zbulojnë detaje tronditëse

dardanianews

Ekskluzive: Vjosa Osmani në fund të këtij muaji me parti të re?

dardanianews