27.4 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Viktima e aksidentit me fatalitet në Prishtinë ishte profesor universitar

Një aksident në trafik në rrugën ‘Bill Klinton’ i shkaktoi lëndime të rënda këmbësorit që u godit nga vetura. 63-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe si pasojë ndërroi jetë në QKUK, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Ferhat Bejtullahu.

I ndjeri ishte profesor universitar dhe ligjërues i arkitekturës në kolegjin privat ‘UBT’.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sipas informacioneve që posedon Sinjali, shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është shoqëruar në stacion policor.

Related posts

Zbulohet lidhja sekrete mes Fatmir Mediut dhe Eli Fares (Ja detajet)

dardanianews

“Trump nuk dëshiron ta shohë më Vuçiqin me sy” – analisti serb shpjegon arsyet

dardanianews

Pamje të rënda: I tallën për humbjen në bilardo, dy të rinjtë vrasin shtatë persona – VIDEO

dardanianews