2.3 C
New York
February 12, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Enca vjen me fotosesion provokues pranë pemës së Vitit të Ri për festat e fundvitit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka realizuar një fotosesion të veçantë për fundvit.

Ajo ka pozuar pranë pemës së Vitit të Ri, e veshur me këmishë nate dhe çizme të gjata ngjyrë rozë.

Duke u kujdesur që të vë në pah linjat e saj të trupit, këngëtarja dukej mjaft provokuese në këto imazhe, të cilat kanë marrë vëmendjen e fansave të saj të shumtë.

Foto: Enca Haxhia/Instagram

“Gëzuar Krishtlindjet. Unë jam në listën e fëmijëve të këqij këtë vit”, shkroi interpretuesja e hitit “Dua” në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Enca përndryshe ka qenë mjaft e përfolur gjatë këtij viti, kjo pasi gjatë shtatorit ajo përfundoi e arrestuar nga autoritetet për kultivimin e disa bimëve të kanabisit në shtëpinë e saj.

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Përveç kësaj ngjarje, këngëtarja Haxhia këtë vit u përfol edhe për lidhjen e re të dashurisë me masazherin afrikan Mickey Neblett, të cilën e bëri publike gjatë verës. /Telegrafi/

Foto: Enca Haxhia/Instagram

 

Related posts

Eskalon debati në shtëpi pas puthjes së Gjestit ndaj Rovenës Video👇🏻

dardanianews

Ky ndryshim i Xhensila Myrtezaj do t’ju habisë

dardanianews

VIDEO/ Dhurata për Shën Valentin, kjo është supriza e madhe që Luizi mendon për Kiarën

dardanianews