June 27, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

“Është i dashur nga femrat dhe meshkujt seksualisht konfuzë”, prezantimi i çuditshëm i Ledion Liços për Meriton Mjekiqin

Prezantuesi Ledion Liço ka marrë në duar moderimin e programit më të ndjekur, Big Brother VIP Albania.

Ai e nisi mesa duket mirë këtë detyrë, duke iu rikthyer këtij formati pas shumë vitesh, pasi kishte pasur rastin ta prezatonte në një edicion në kohën kur Big Brother nuk organizohej me personazhe VIP.

Megjithatë, teksa prezantonte konkurrentët e ndryshëm, Ledioni herë pas here kishte “lëshime” dhe deklarata interesante.

Fillimisht, opublikt i bëri përshtypje se si ai nuk e diit mbiemrin e aktores Egla Ceno, ndonëse formati quhet “VIP” dhe presupozohet që emrat dhe mbiemrat e të gjithë personazheve janë të njohur.

Një tjetër gjë që la përshtypje ishte prezantimi i moderatorit nga Kosova, Meriton Mjekiqi, i cili hyri i 18-të me radhë.

“Ai është i dashur nga femrat ose meshkujt seksualisht konfuz”, tha mes të tjerash Ledioni kur prezantoi konkurrentin nga Kosova.

Megjithatë, ky përshkrim i padëgjuar më parë la të habitur shumë shikues të këtij formati, pasi nuk u kuptua pse theksi i tërheqjes u vendos tek të dyja gjinitë. /Telegrafi/

Related posts

Domeniku i del kundër Lindës: Përse nuk ke treguar më herët?

dardanianews

Gjuha fyese ndaj Malit, Violetë Kukaj i drejtohet me një letër produksionit

dardanianews

Sonte publikohet bashkëpunimi mes Dafina Zeqirit e Afrim Muqiqit

dardanianews