August 11, 2026
DardaniaNews
LajmeLajmi i fundit

Rusia ta njohë pavarësinë e Kosovës”/ Reagime në Moskë pas vizitës së Zelenskyt në Serbi

Vizita e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd ka shkaktuar reagime të forta në Moskë, ku disa komentatorë dhe autorë rusë kanë kritikuar qëndrimin e Serbisë ndaj Ukrainës.Sipas medias serbe “Danas”, duke iu referuar komentatorit të “Kommersant”, Maksim Yusin, në disa emisione të televizioneve ruse udhëheqja serbe është akuzuar për “tradhti” dhe “goditje pas shpine” ndaj Rusisë.Ndërkohë, disa autorë radikalë në Telegram kanë propozuar që Rusia të njohë pavarësinë e Kosovës si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës.Yusin i ka cilësuar këto reagime si emocionale dhe ka argumentuar se ato pasqyrojnë standarde të dyfishta, pasi Moska ka toleruar takime të liderëve të tjerë miqësorë me Zelenskyn.

Related posts

“Enver Hoxha mori pushtet nga pamja e tij”, Spartak Ngjela: Diktatori nuk ishte lider, por i mahniti me bukurinë

dardanianews

Pse Rugova mbetet politikan i papërsëritshëm në shqiptari…

dardanianews

Luftoi 6 muaj me leuçeminë, ndërron jetë 4 vjeçari nga Përmeti

dardanianews