20.3 C
New York
July 4, 2025
DardaniaNews
LajmeLajmi i fundit

Disa minatorë të Trepçës lëndohen rëndë nga derdhja e acidit, dërgohen me urgjencë në Emergjencë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Minierën e Trepçës, ku disa minatorë kanë pësuar lëndime si pasojë e derdhjes së acidit, raporton Gazeta Sinjali.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Minierën e Trepçës, ku disa minatorë kanë pësuar lëndime si pasojë e derdhjes së acidit, raporton Gazeta Sinjali.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë.

Shtatë minatorë janë sjellë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, pasi të njëjtit kanë pësu lëndime si pasojë e derdhjes së acidit. Pesë nga ta janë ende në trajtim në Emergjencë, ndërsa dy janë pranu në Repartin e Oftamologjisë për trajtim të mëtutjeshëm.

Ata që janë pranu në Repartin e Oftamologjisë, kanë lëndime në sy dhe janë në gjendje goxha të rëndë, rreth problemeve me sy, tjerët  kanë dhimbje gjoksi, problem me frymëmarrje, djegie të fytit për shkak të atij acidit që është derdhë në Minierë”, tha ajo.

Të lënduarit nuk pritet të transferohen në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës, pasi të njëjtit po marrin trajtimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Të gjitha profilet tjera si kirurgu dhe gjithë të tjerët kanë ardhë dhe kanë pasë konsulta oftamologjike dhe të gjitha në Emergjencë”, tha Mustafa për Sinjalin, teksa e njëjta bëri me dije se ndërkohë edhe disa minatorë tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencë.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/

Related posts

Nexhmedin Spahiu: Isha gati ta grushtoja Glauk Konjufcën

dardanianews

Bie kulmi i objektit të Komunës së Re në Prishtinë, dyshohet për një të vdekur

dardanianews

Shoferi i Ministrit Blerim Reka rezulton pozitivë me Covid-19

dardanianews