-4.8 C
New York
December 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

(FOTO) “Urrejtja vdes, ti jeton përgjithmonë”, letra që avokati serb la mbi varrin e Blerina Jasharit

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më fal”.

Këto fjalë janë shkruar në letrën që avokati serb, Çedomir Stojkoviq, la mbi varrin e Blerina Jasharit, në Prekaz ku këtë të enjte bëri homazhe.

Fragmenti është shkruar në tri gjuhë, fillimisht në gjuhën shqipe, serbe dhe në gjuhën angleze.

Ekipi i RTV Dukagjini, njofton se avokati serb është duke vizituar edhe muzeun në Kompleksin memorial Adem Jashari, ku ciceroni ia ka treguar gjendjen e trupave të familjes Jashari që ishin gjetur pasi ishin vrarë.

Kjo vizitë e avokatit serb, Çedomir Stojkoviq, është paralajmëruar para disa ditësh dhe është kundërpërgjigje ndaj politikës së Aleksandër Vuçiqit.

Stojkoviq tha për Radio Dukagjinin se nuk ia ka drojën pasojave shtetërore për këtë vizitë.

Për më tepër, thotë se pret të shohë se a do të reagojë Serbia ndaj tij, njësoj si ndaj Sanduloviqit.

Ndryshe, javë më parë, klienti i tij, opozitari serb, Nikola Sanduloviq, ishte arrestuar nga shërbimi sekret serb BIA, pasi kishte bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai ishte torturuar fizikisht dhe psikikisht nga shërbimi sekret serb.

Related posts

Çfarë ka ndodhur me Putinin, sondazhi jep një informacion

dardanianews

A do të bëhet pjesë e VV-së Vjosa Osmani, flet Glauk Konjufca

dardanianews

Adriana Matoshi thotë se Kosova është zhytur në m*t

dardanianews