November 23, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Si ishte takimi i Santianës me të dashurin pas daljes nga Big Brother?

Santiana Maloku u largua të premten nga Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo ka qenë së fundmi e ftuar në një intervistë në Klan Kosova, ku ka folur për lojën brenda, strategjitë si dhe për atë se si u prit jashtë.

Mes tjerash, bukuroshja gjakovare u pyet edhe për takimin me të dashurin e saj, i cili ka qenë shumë i komentuar gjatë kohës sa ishte në këtë reality.

Foto: Screenshot/YouTube

“Shumë mirë. Unë u gëzova shumë kur e pashë. E kam parë edhe më herët normal kur ke në Big Brother. Mirë, shyqyr mirë”, u shpreh ajo.

E njëjta theksoi: “Gjithë kohën jam me të, nuk më ka rënë me dalë. Vetëm kur jam nëpër studio”.

Partneri madje e vizitoi edhe sa ishte brenda për shkak të lojës që krijoi me Ylli Dervishin.

Sidoqoftë, Santi e përshkruan si një eksperiencë të bukur që nuk do ta harrojë asnjëherë. /Telegrafi/

Related posts

Lajm i keq për fansat e Gjestit dhe Xhenetës? Ja arsyeja pse modelja postoi foto nga Tirana

dardanianews

Dedektivja shqiptare nuk kursehet: Këto vajza të famshme të ekranit janë dashnoret e politikanëve

dardanianews

Gjesti heq unazën pa u bërë 24-orë nga ‘martesa’ me Eglin

dardanianews