18 C
New York
June 9, 2025
DardaniaNews
Showbiz

“Nuk e kisha pritë asnjëherë”, Santiana konfirmon prishjen e miqësisë me Albën – tregon arsyen

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Santiana ka konfirmuar prishjen e shoqërisë me ish-banoren, Albën.

Siç tha Santiana, kjo prishje e miqësisë erdhi pas daljes së Albës nga shtëpia, e cila nuk e kishte përkrahur asnjë moment Santianën që vazhdonte lojën për çmimin e madh.

“Kur dola jashtë e pashë që nuk më ka përkrah, as edhe një moment. Edhe mua më pengoi shumë, u dëshpërova shumë. Nuk e di qysh më ka pa ajo jashtë, por ka mendu që unë nuk jam mirë me publikun, edhe nashta ka vendos edhe ajo mos me më përkrahë”.

E takova në finale, ia thashë do fjalë, por nuk mujta me e qartësu shumë. Të nesërmen veç ia heka follow-in, se nuk më duhet një njeri kur unë jam më së keqi me m’u zhduk, e kur jam mirë me më përkrah”.

“Unë jam kap nëpër debat për atë, nuk e kisha pritë asnjëherë me ma kthy në këso mënyrë. S’kam marr sqarim, as nuk dua sqarim. Unë e kam pa, s’më ka përkrah asnjë sekondë”, shtoi ajo për “Artistët Shqiptarë”.

Related posts

VIDEO/ Takimi brenda ‘BBV’, rrjeti po gumëzhin për afrimitetin e Vesës me Romeon

dardanianews

Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, merr vendimin e papritur për raportin me Gjestin (VIDEO)

dardanianews

Pasi Big Brotheri i Kosovës fillojë të ‘ndizet’, Arbana Osmani i bën një ‘diss’

dardanianews